Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Brendshme... mbajti dëgjim publik në Çagllavicë

E Premte, 09.11.2018




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së sot organizoi dëgjimin publik për pakon e Ligjeve të FSK-së në Qendrën Mediale në Çagllavicë në bashkëpunim me institutin për bashkëpunim ndëretnik.

Pjesëmarrës ishin organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të KFOR-it dhe qytetar serbë të kësaj pjese, të cilët ishin të interesuar të dinin më shumë për projektligjet për FSK-në.

Nga ana e tyre pati pyetje lidhur me misionin e FSK-së si dhe kushtet për të qenë pjesë e sajë.

Nga Komisioni, i cili u kryesua nga Haxhi Shala, kryetar, u theksua se komuniteti serb do të ketë mbështetje dhe inkurajoi që të bëhen pjese e FSK-së, ngase, sipas tij, qëllimi është shndërrimi në një forcë profesionale multietnike.

 

 

Komisioni për Punë të Brendshme... mbajti dëgjim publik në ÇagllavicëKomisioni për Punë të Brendshme... mbajti dëgjim publik në Çagllavicë