Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Brendshme... mbajti dëgjim publik
E Marte, 06.11.2018
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, në bashkëpunim me KDI-në, sot në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka mbajtur dëgjimin publik për projektligjet për FSK-në.
Pjesëmarrës në dëgjim ishte komisioni i kryesuar nga Haxhi Shala, si dhe deputetët Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Shemsi Syla dhe Zafir Berisha.
Gjithashtu pjesëmarës ishin edhe përfaqësuesit e MFSK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile, si dhe asambleistë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe qytetarë të Prizrenit.
Qëllimi i këtij dëgjimi ishte diskutimi me komunitetin turk, boshnjak dhe të tjerë, lidhur me këto tri projektligje, si dhe marrja parasysh e sugjerimeve të tyre.
Gjatë dëgjimit kishte pyetje dhe diskutime nga ana e pjesmarrësve, ndërsa deputetët dhe përfaqësuesit e MFSK-së dhanë sqarimet e nevojshme.