Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi...

E Mërkure, 24.10.2018




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka mbajtur sot takimin e radhës kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare e komisionit.

Gjatë takimit të sotëm, komisioni fillimisht formoi grupin punues lidhur me monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, i cili do të kryesohet nga anëtari i komisionit, Naser Rugova.

Mbledhja ka vazhduar me diskutime të gjata përkitazi me vonesat e procedimit të projektligjeve. Rëndësi e veçantë gjatë debatit i është kushtuar Ligjit për Shëndetësi dhe atij për Sigurime Shëndetësore.

Në fund të takimit anëtarët e komisionit vendosën që në mbledhjen e ardhshme ta ftojnë në raportim, ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, lidhur me nismën legjislative të skemave të pensioneve shtetërore. Çështja e skemave personale shtetërore gjatë zhvillimit të debatit, erdhi si shkak i kufizimit në pesëmbëdhjetë vite të përvojës së punës, për pensionin kontribut dhënës. Lidhur më këtë, deputetet u deklaruan se, nëse nga ministria e MPMS-së nuk ndërmerret nismë legjislative për skemat pensionale shtetërore, këtë do ta bëjnë vetë anëtarët e këtij Komisioni.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi...