Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet
E Mërkure, 17.10.2018
Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, shqyrtoi një mori projektligjesh me amendamente të komisioneve përkatëse si dhe kërkesën e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, për caktimin e shumës së pagesës për një anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarë të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.
Projektligji për Gjykatat dhe amendamentet e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ndonëse ishte paraparë që të shqyrtohet sot, është shtyrë për një nga mbledhjet e ardhshme.
Projektligjet e shqyrtuara, të cilat edhe u përkrahën nga komisioni janë: Projektligji nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Projektligji nr.06/L-079 për Efiçiencë të energjisë dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Projektligji nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe Projektligji nr.06/L-059 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-132 për Automjete dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Automjete, komisioni vendosi që të mos përkrahë amendamentin 1, sipas të cilit është paraparë importimi i automjeteve, të vjetra deri në 15 vjet.
Komisioni përkrahu edhe rekomandimin e grupit punues lidhur me kërkesën e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e shumës së pagesës për një anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarë të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.