Transkriptet

    Seancë Plenare

    E Enjte, 23.11.2017 10:00




    Rendi i ditës


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për lirinë fetare në Kosovë,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në pronën e paluajtshme,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për trashëgiminë në Kosovë,

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jokontestimore,

    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmjetësim,

    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,

    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për standardizim,

    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

    16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

    17. Shqyrtimi i raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

    18. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

    19. Shqyrtimi i raportit vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

    20. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

    21. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

    22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Medieve,

    23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    ProcesverbaliTranskripti