Lajmet e fundit

Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Suharekës

E Enjte, 29.11.2018




Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 30 nëntor 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Suharekës.

Takimi mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Suharekës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Luljeta Veselaj-Gutaj, Salih Zyba, Blerim Kuçi dhe Albulena Balaj-Halimaj.

 

Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Suharekës