Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 06.11.2018




Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, drejtuar nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti me amendamente në Projekt-Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ky projektligj përmban gjithsej 79 amendamente, të cilat janë aprovuar nga grupi punues, përveç 3 prej tyre të cilat u arsyetuan nga propozuesit. Me këtë rast u miratua vetëm njëri prej tyre i cili ndalon personat të cilën janë nën akuza për dhunë në familje, të ushtrojnë çfarëdo detyre në institucione administrative dhe më gjerë.

Projektligji në tërësi, së bashku me amendamente, mori votat e mjaftueshme për procedim të mëtutjeshëm.

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Ky projektligj u përkrah nga komisioni dhe u procedua më tutje.

Po ashtu edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jokontestimore dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë, u proceduan tutje për shqyrtim.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...