Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Hënë, 08.10.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, sot mbajti mbledhje, të cilën e kryesoi zonja Duda Balje, kryesuse.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit,morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës, me në krye z. Hilmi Jashari, përfaqësuesit e UNICEF-it dhe ata të KDI-së.

Pikë kryesore e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-21 për mbrojtje nga diskriminimi.

Në fillim të mbledhjes, zonja Mirjeta Kalludra, anëtare e Grupit të punës, theksoi se ky grup i punës, në lidhje me Ligjin nr. 05/L-21 për mbrojtje nga diskriminimi, ka dalë me tre rekomandime dhe se janë të intersuar që, Avokati i Popullit i Kosovës, për këto rekomandime, të japë mendimin e vet.

Avokati i Popullit i Kosovës, z. Jashari theksoi se Ligji për mbrojtje nga diskriminimi në Kuvendin e Kosovës është miratuar në vitin 2015 dhe fatkeqësisht deri më tani nuk ka dhënë rezultate pozitive në terren. Kështu që është mirë që ky ligj, në afatin sa më të shkurtër, të ndryshohet dhe të plotësohet, në mënyrë që i njëjti në pçraktikë të japë rezultate më të mira, për çka edhe është i destinuar.

Në fund të mbledhjes u vendos që Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në afatin sa më të shkurtër, si inicijator, të realizojë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin nr.05/L-21 për mbrojtje nga diskriminimi.

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione