Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Enjte, 04.10.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Duda Balje, kryetare e këtij komisioni, ka shqyrtuar Projektligjin për Peticione.
Pas shqyrtimit të këtij projektligji, anëtarët e komisionit vlerësuan se ai nuk duhet përkrahur, andaj vendosën që në seancë të procedohet me rekomandimin për mos miratim të tij në parim.
Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar edhe Raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-21 për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Pas debatit lidhur me këtë, komisioni vlerësoi se para se të marrë vendim për rekomandimet e paraqitura në raport, të konsultohet Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
Në fund të këtij takimi, komisioni përkrahu iniciativën e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe atë të Ministrisë së Shëndetësisë, për shënimin e javës së të ushqyerit të fëmijës me qumësht gjiri. Shënimi i kësaj dite ka filluar nga 1 tetori dhe do të zgjasë deri më 7 tetor 2018.