Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Mërkure, 19.09.2018




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e parë të këtij sesioni, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Gjatë mbledhjes së sotme komisioni ka proceduar në Kuvend: Raportin me amendamente të Projekt-rregullores së Kuvendit pa përkrahjen e komisionit, si dhe shqyrtimin në parim të Projektligjit për plotësim -ndryshim të Ligjit për Hetim Parlamentar.

Po ashtu komisioni shqyrtoi dhe u dha mbështetje Projektligjit për statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe atij për lirinë e asocimit në organizata joqeveritare. Projektligjin për Ndërmarrjet Sociale, ndërkaq, ia ktheu komisionit funksional me disa vërejtje.

Po ashtu, komisioni procedoi në komisionet e tjera kryesore të Kuvendit katër projektligje, me amendamente: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për procedurën jo- kontestimore, Projektligjin për Trashëgiminë në Kosovë, Projektligjin për Gjykatat, Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Komisioni vendosi që Raporti i Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, të diskutohet në mbledhjen e radhës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...