Lajmet e fundit
Të premten Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
E Enjte, 13.09.2018
Nesër, më 14 shtator 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën
Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Linku: https://we.tl/t-VPcc8kT4mg
AGJENDA
09:30 Dyert e hapura të Kuvendit
10:00 Hapja - Mirëseardhje
Zenun Pajaziti, kryetar i Forumit per Transparencë Parlamentare
Fjalë rasti
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
10:10 Lansimi i Platformës me Profilet e Deputetëve në Ueb Faqen e Kuvendit dhe Faqes Zyrtare të Kuvendit në Facebook
Shqipe Pantina, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare
Ismet Krasniqi, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit
10:15 Tryezë Diskutimi organizuar nga Grupi i Grave Deputete (GGD) dh NDI
"Demokracia në udhëkryq: si të ç'rrënjoset pabarazia gjinore në vendimmarrje"
10:30 Hapja e Panairit të Organizatave të Shoqërisë Civile
10:30 Aktivitetet tjera - njëkohësisht
Kuizi i Demokracisë (NDI)
Sesioni i pikturës me artistët e rinj me temën ‘Demokracia' (NDI)
Pyetësor lidhur me kualitetin e arsimit në Kosovë (AGL/NDI)
Aktivitete mësimore përmes lojërave (DEMOS-TI)
Instalacione për SDG goals (UNDP)
12:15 Debat publik me deputete/ë dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar (KDI)
16:00 Përmbyllja e aktiviteteve