Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi...

E Mërkure, 23.01.2019




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, mbajti sot mbledhjen e parë për sesionin pranveror, të drejtuar nga Besa Baftiu, kryetare.

Në këtë mbledhje, komisioni miratoi raportin e tij të punës për vitin 2018. Ndërkaq, u diskutua lidhur me draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2019, i cili pritet të shqyrtohet serish në mbledhjen e radhës.

Po ashtu, u diskutua edhe për amendamentin e komisionit në Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2019, për repartin e Onkologjisë, amendament ky i përkrahur nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi...