Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 03.12.2018
Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Integrime Evropiane, nën udhëheqjen e kryetares së Blerta Deliu-Kodra, në të cilën u bë shqyrtimi i pakos së projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë mbledhjes, komisioni përkrahu dhe procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional, me konstatimin se amendamentet e propozuara janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Po ashtu, komisioni përkrahu dhe procedoi tutje Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional.