Lajmet e fundit

Aktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdoi në Suharekë

E Premte, 30.11.2018




Aktiviteti "Ditët e Kuvendit" ka vazhduar këtë te premte ne Suharekë, me bashkëbisedimin midis qytetarëve të kësaj komune dhe deputetëve.

Deputetët pjesëmarrës në këtë organizim që mblodhi përafërsisht 60 qytetarë ishin: Driton Selmanaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Salih Zyba, Blerim Kuçi, Albulena Balaj Halimaj.

Ky takim organizohet me qëllim që banorët e komunave të kenë mundësi t'i adresojnë shqetësimet, kritikat, problemet dhe kërkesat e tyre tek përfaqësuesit që kanë zgjedhur.

Qytetarët e Suharekës ngritën dhe adresuan problematika, si: mungesa e ujit të pijshëm, rregullimi i shtratit të lumit, buxheti i komunës, mungesa e një çerdheje publike, fabrika e riciklimit të mbeturinave, çështja e stadiumit, projektligji për mësimdhënësit e viteve 90-99, ndërtesa e banimit social, e drejta e rimbursimit për kompanitë transportuese, e gjithashtu u diskutua edhe për sigurinë e shtetit, liberalizimin e vizave, dialogun Kosovë-Serbi, monitorimin e zbatimit të ligjeve etj.

Kërkesa prioritare në këtë debat ishte ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës "Ukë Bytyçi". Deputetët që ishin të pranishëm premtuan angazhimin e tyre lidhur me këtë çështje.

"Kosova nuk po flet me një zë", deklaroi njëri prej qytetarëve.

Sipas tij, deputetët duhen të afrohen më shumë kur vjen puna te çështjet madhore dhe me rëndësi per shtetin e Kosovës.

Deputetët ishin të gatshëm të përgjigjeshin në çdo pyetje, duke potencuar se shqetësimet e qytetarëve janë obligime për ta.

 

Aktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdoi në SuharekëAktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdoi në SuharekëAktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdoi në Suharekë