Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 30.10.2018




Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Blerta Deliu-Kodra, shqyrtoi tri projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kështu, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jokontestimore, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë në Kosovë, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen i Kosovës.

Po ashtu, komisioni diskutoi edhe për çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane