Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...

E Marte, 23.10.2018




Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala.
Në këtë mbledhje parashihej të bëhej formimi i grupeve punuese për Projektligjin Nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin Nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin Nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mirëpo deputetët prezentë u dakorduan që nuk ka nevojë të jenë tre gupe punuese, ngase, sipas tyre, këto projektligje mund të trajtohen edhe si të përbashkëta.
Rrjedhimisht, komisioni krijoi vetëm një grup punues, për të tri projektligjet.
Pika tjetër e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propozim-amendamenteve për Projektligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të cilat paraprakisht ky komision kishte krijuar një grup punues.
Këto propozim-amendamente përfshinin gjobat që ka të drejtë të shqiptojë agjencioni ndaj krimeve kibernetike. Ndërkaq, gjatë diskutimeve, deputetët e këtij komisioni kërkuan që të rishikohen këto amendamente, në konsultim me ekspertët.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...