Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Hënë, 22.10.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, sot mbajti mbledhje të rregullt, të cilën e kryesoi zonja Duda Balje, kryetare.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga UNICEF-i dhe KDI-a.

Pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i P/ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit u pajtuan që më 29.10.2018, të organizohet tryezë e rrumbullakët për shqyrtimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione