Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 15.10.2018




Të enjten, më 18 tetor, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në seancë pritet të shqyrtohen një varg projektligjesh, raportesh dhe pikash të tjera të propozuara nga Kryesia.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Kështu, u procedua për mendim në qeveri nisma legjislative Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.

Po ashtu, Kryesia njëzëri miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.