Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 06.02.2017 11:00




    R e n d i  i  d i t ë s


    1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

    2. Përgatitjet për seancë plenare:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
    5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
    6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
    7. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
    8. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
    9. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për", prej tyre 11 vota „Për" të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
    11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
    18. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
    19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
    20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
    21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
    22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

     

    Procesverbali