Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 10.10.2018




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Besa Baftiu, kryetare, kishe të ftuar kryeinspektorin e Inspektoratit të punës, Basri Ibrahimi, për të raportuar lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe për vdekjet në vendin e punës.

Anëtarët e komisionit kërkuan sqarime lidhur me sigurinë në punë dhe numrin e aksidenteve të shumta në vendet e punës të cilat kanë përfunduar me vdekje të punonjësve.

Kryeinspektori Ibrahimi informoi komisionin lidhur me veprimet dhe masat e ndërmarra për parandalimin e rasteve të tilla, shumë sosh të përfunduara me fatalitet.

Komisioni kërkoi rritjen e inspektimeve nëpër vendpunishte, sidomos të sektorit të ndërtimtarisë dhe marrjen e masave për sigurimin e shëndetit dhe jetës së punëtorëve.

Më pas komisioni vijoi punën me formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale;

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale