Lajmet e fundit

Kryetari Veseli në Pestovë: Në dekadën e dytë të pavarësisë, heronjtë e vërtetë do të jenë prodhuesit

E Premte, 05.10.2018




Bizneset prodhuese dhe përpunuese do të mbështeten edhe më shumë me grante, subvencione dhe me politika fiskale, në mënyrë që ata të kenë më shumë prodhim për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Kështu tha sot ndër të tjera, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në manifestimin "Dita e Patates" që u mbajt në Pestovë të Vushtrrisë.

Para fermerëve dhe përpunuesve të patates, Kryetari Veseli theksoi se Kosova është vend i njerëzve punëtorë dhe i mundësive të mëdha në ekonomi.

"Patriotë bashkëkohorë janë prodhuesit, punëtorët e vyer të Kosovës, ata që me punën e tyre, me iniciativat e tyre ekonomike hapin vende të reja të punës", tha ai, duke shtuar se vizioni në dekadën e dytë të pavarësisë është që Kosova të prodhojë dhe eksportojë sa më shumë produkte.

"Qeveria e Kosovës i ka të qarta obligimet e saj: të sigurojë mbështetje të plotë për bizneset vendore. T'i përkrah ato, jo vetëm me subvencione, por edhe me lehtësirat e kërkuara fiskale dhe me masa të tjera, që prodhimet kosovare të mund të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare", deklaroi kryetari Veseli.

 

Kryetari Veseli në Pestovë: Në dekadën e dytë të pavarësisë, heronjtë e vërtetë do të jenë prodhuesitKryetari Veseli në Pestovë: Në dekadën e dytë të pavarësisë, heronjtë e vërtetë do të jenë prodhuesitKryetari Veseli në Pestovë: Në dekadën e dytë të pavarësisë, heronjtë e vërtetë do të jenë prodhuesitKryetari Veseli në Pestovë: Në dekadën e dytë të pavarësisë, heronjtë e vërtetë do të jenë prodhuesit