Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 02.10.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, gjatë mbledhjes së sotme të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit, ka shqyrtuar dhe përkrahur tri projektligje.

Fillimisht është shqyrtuar Projektligji nr.06/L-109 për ratifikimin që themelon Komunitetin e Transportit, të cilin para komisionit e paraqiti dhe arsyetoi ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal lekaj.

Lidhur me këtë, ministri Lekaj nënvizoi se me përkrahjen e këtij Projektligji, do të krijohet një treg i integruar, i cili do të jetësohet nëpërmjet komunikacionit tokësor, hekurudhor si dhe atij ujor.

Anëtarët e komisionit me shumicë votash e përkrahën këtë projektligj, sikurse raportin me amendamente për Projektligjin nr.06/L-079 për Efiçiencë të energjisë, të cilin e paraqiti kryesuesi i grupit punues, Dardan Sejdiu.

Është shqyrtuar dhe përkrahur po ashtu edhe raporti me amendamente për Projektligjin nr.06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete. Këtë raport, para komisionit e paraqiti deputeti, Muharrem Nitaj, kryesues i grupit punues.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...