Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Hënë, 01.10.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e mbajtur sot, nën udhëheqjen e kryetarit Driton Selmanaj, diskutoi lidhur me auditimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017, si dhe miratoi raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror.
Komisioni shqyrtoi njoftimin e Drejtorisë së Prokurimit, në të cilin thuhet se për tri herë radhazi ka dështuar përzgjedhja e operatorit ekonomik. Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit kërkuan nga administrata e Kuvendit që të jep një sqarim se çfarë parametrash janë marrë parasysh lidhur me shumën e buxhetit prej 30 mijë eurosh. Po ashtu komisioni kërkoi që të jepet një vlerësim i ri lidhur me shumën e mjeteve që do të duhej për këtë aktivitet.
Kryetari Selmanaj njoftoi të pranishmit për mbajtjen e një punëtorie të përbashkët me Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.
Ndërkaq, në mbledhjen e radhës komisioni pritet të shqyrtojë prapë buxhetin lidhur me auditimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017.