Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...
E Mërkure, 19.09.2018
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi Projektligjin për Aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).
Pas diskutimeve, komisioni përkrahu projektligjin dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij.
U shqyrtua dhe përkrah po ashtu Raporti për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2017.