Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 10.09.2018
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti takimin e parë të sesionit vjeshtor, të udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar. Në këtë takim anëtarët e komisionit shqyrtuan planin e punës për këtë sesion.
Në fillim të takimit, komisioni shqyrtoi raportin me rekomandime për Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijës dhe Teknologjisë, i cili më pas u procedua për në Kuvend.
Gjatë diskutimit, komisioni paraqiti planet dhe prioritetet në të cilat do të fokusohet veprimtaria dhe puna e komisionit. Çështjet që u diskutuan në takim kishin të bënin me monitorimin e ministrive të linjave që bien në fushëveprimtarinë e komisionit. Në vijim, Komisioni i dha prioritet Projektligjit për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta, shpërndarjes së teksteve mësimore me kohë në të gjitha shkollat, si dhe raportimit të ministrit të MASHT-it lidhur me fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor.
Po ashtu komisioni vendosi që të takohet për të analizuar edhe njëherë çështjet e Projektligjit për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta. Pas nxjerrës së rekomandimeve dhe konkluzioneve nga komisioni, u vendos që në takimet e radhës të ftohen në raportim dy ministrat e linjave, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministrin e Financave.