Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Hënë, 03.09.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare, për të shqyrtuar kërkesën seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Kryesia vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale për mbajtjen e seancës dhe njëzëri vendosi që, konform saj, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të martën, më 4 shtator 2018, në orën 10:00.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia u njoftua po ashtu edhe me vendimin e deputetëve Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila për shkëputje nga GP i LDK-së dhe veprim si deputetë pa grup parlamentar.