Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim
E Premte, 27.07.2018
Komisioni për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim, kryesuar nga Igor Simić, kryetar i Komisionit, sot në mbledhjen e rregullt ishte raportimi i ministrit të Punëve të brendshme z. Bejtush Gashi, lidhur me shpalljen e konkursit nga policia e Kosovës dhe përfaqësimi i komuniteteve në këtë konkurs.
Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në krye me ministrin Bejtush Gashi, përfaqësuesit e OSBE-së, si dhe përfaqësuesi i KDI-s.
Duke folu për shpalljen e konkursit nga ana e Policisë së Kosovës dhe përfaqësimin e komuniteteve në këtë konkurs, ministri Gashi tha se ky konkurs ka qenë i hapur prej datës 16.04.2018 deri më 10.05.2018 dhe u paraqitën më shumë se 17.000 kandidatë. Nga ky numër 15.000 kandidatë janë të gjinisë mashkullore dhe mbi 2.000 kandidatë të gjinisë femërore. Ndonëse deri më sot nuk është kryer verifikimi dhe sistematizimi i kandidatëve, sipas vlerësimeve të para pjesëmarrja e komuniteteve jo shumicë është e kënaqshme. Në vazhdim, ministri Gashi tha se këta kandidatë në fazën e parë duhet të fitojnë 70% të suksesit, në mënyrë që të marrin pjesë në fazën e dytë të testit, si dhe verifikimin e përfaqësimit të komuniteteve. Në fund, ministri tha se prioritet do të kenë femrat dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Ministri Gashi ju përgjigj në pyetjet e shumta të parashtruara.