Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancës plenare

E Enjte, 26.07.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot vazhdoi seancën me pikat e papërfunduara nga seancat e datës 19 qershor 2018 dhe 23 korrik 2018. Seanca u kryesua nga Kadri Veseli, kryetar.

Seanca filloi me propozimin nga kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, për plotësimin e rendit të ditës me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në "ERASMUS+", Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, i cili hyri në rend dite.

Në mungesë kuorumi, nuk u votuan asnjëra nga projektligjet e parapara për votim.

Seanca vazhdoi me debatin për dialogun me Serbinë, e cila u parashtrua si rezolutë nga GP i PSD-së.

Propozuesi i kësaj rezolute, Visar Ymeri, PSD, arsyetoi propozimin e tij duke deklaruar se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të jetë faktori vendimtar për marrëveshjet e arritura, në dialogun Kosovë-Serbi.

Të gjitha grupet parlamentare përkrahën në parim rezolutën, duke dhënë edhe rekomandimet e tyre, për plotësimin e kësaj rezolute, gjatë debatit për këtë rezolutë.

Seanca, u ndërpre pas njoftimit të kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti, për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

 

Nga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenare