Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Mërkure, 25.07.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në bashkëpunim me GIZ-in, mbajti sot dëgjim publik lidhur me raportet e auditimit të komunave për vitin 2017.
Në këtë dëgjim publik ishin të ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetarët e komuanve, përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Dëgjimi publik u kryesua nga kryeari i komisionit, Driton Selmanaj.
Degjimi Publik filloi me shqyrtimin e raporteve të auditimit të komunave për vitin 2017, të përgatitura nga Zyra Kombëtare të Auditimit për: Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graqanicës.
Të gjeturat i prezantoi Valbon Bytyqi, Asistent auditor në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Diskutimi vazhdoi duke prezantuar problematikat me të cilat ballafaqohen komunat.
Në fund të dëgjimit, kryesuesi prezantoi disa rekomandime për të cilat u vendos që të miratohen në mbledhjen e radhës së komisionit.