Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancave plenare

E Hënë, 23.07.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, vazhdoi sot seancën me pikat e papërfunduara në seancën plenare, të mbajtur më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6, dhe 9 korrik, 2018. Seanca u kryesua nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.

Kuvendi miratoi këto raporte: Raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, Raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017, Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2017, si dhe Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017.

Në vazhdim, Kuvendi miratoi në shqyrtim të dytë Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe atë për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Seanca vazhdoi me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 korrik 2018.

U miratuan në parim këto projektligje: Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen i Kosovës, si dhe Projektligji për qasje në dokumentet publike.

Në shqyrtim të dytë, ndërkaq, u miratuan këto projektligje: Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, Projektligji për gjak dhe përbërës të gjakut, si dhe Projektligji për ndërmjetësim

Nga vazhdimi i seancave plenare