Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancës plenare

E Premte, 13.07.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot vazhdoi me shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seanca e kaluar.

Seanca vazhdoi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, Projektligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen i Kosovës dhe Projektligjit për qasje në dokumentet publike.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, prezantoi Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, të cilin e cilësoi ndër më të rëndësishmin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri Tahiri prezantoi po ashtu edhe Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Në emër të iniciuesit, përkatësisht Komisionit për Legjislacion, zëvendëskryetari i këtij komisioni, Hajdar Beqa, paraqiti Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen i Kosovës.

Kuvendi vijoi me shqyrtimin e Projektligjit për qasje në dokumente publike, të cilin e arsyetoi Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit.

Deputetët, nga ana e tyre, diskutuan lidhur me projektligjet, ndërsa në mungesë të kuorumit, asnjëri nga këto projektligje, nuk u hodh në votim.

 

Nga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenare