Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Marte, 10.07.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Driton Selmanaj, kryetar.
Komisioni miratoi raportit vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë për vitin 2017, së bashku me disa rekomandime. I njëjti u vendos të adresohet për në seancë plenare.
Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e raportit të përformancës së ZKA-së për vitin 2017 së bashku me PVF- të e audituara, të cilin, para anëtarëve të komisionit, e paraqitit Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Po ashtu komisioni aprovoi edhe raportin e përformancës së ZKA-së për vitin 2017, me këto rekomandime: Zyra Kombëtare e Auditimit, në planit strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit (2018 - 2021), si dhe në përgatitjen e planit të auditimit për periudhën 2018-2019, të rritë numrin e auditimeve të përformancës, e veçanërisht për ndërmarrjet publike, në nivel qendror si dhe në nivelin lokal; Zyra Kombëtare e Auditimit të fokusohet më tepër në mbikëqyrjen e zbatimin të rekomandimeve të dhëna nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike.
I njëjti u vendos të adresohet për në seancë plenare.