Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 10.07.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare.
Komisioni shqyrtoi raportet me rekomandime për projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjeve në fushëveprimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Anëtarët e komisionit, në dilemën për procedurën e shtimit të një neni në Projektligjin për patentë-shofer, të propozuar nga deputeti Korab Sejdiu, vendosën ta dërgojnë në seancë për shqyrtim.
Në mbledhjen e sotme, u shqyrtua dhe u miratua Raportin vjetor i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT SH.A, për vitin 2017.
Përfaqësuesit e KOSTT-it deklaruan se viti i kaluar është karakterizuar nga një dinamikë e shtuar të aktiviteteve në përmbylljen e projekteve investive, si dhe hapjen e tregut të energjisë elektrike.
Pas prezantimit të raportit, anëtarët e komisionit shtruan pyetje në adresë të përfaqësuesëve të KOSST-it, lidhur me aspekte përmbajtësore të raportit.