Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 10.07.2018




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare. Në këtë mbledhje u shqyrtua Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, i cili u përkrah nga Komisioni.

Komisioni përkrahu këto projektligje dhe raporte: Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, Projketligjin për Ndërmjetësim, Projektligjin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, me amendamente të komisionit funksional, si dhe atë për Inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, po ashtu me amendamente të komisionit funksional.

Mbledhja përfundoi me njoftimin për vizitë në administratën qendrore të Gjykatës Themelore, e cila gjendet në grevë.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...