Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Premte, 06.07.2018




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, mbajti sot mbledhjen e radhës, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i komisionit, në të cilën shqyrtoi Projektligjin për Qasje në Dokumentet Publike dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistika Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Komisionit, dërguan në seancë për lexim të parë Projektligjin për Qasje në Dokumentet Publike.

Komisioni po ashtu përkrahu propozim-ndryshimet për Projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për Statistika Zyrtare të Republikës së Kosovës. Projektligji, me ndryshimet e propozuara, u procedua për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...