Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Mërkure, 04.07.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, nënkryetare e parë e Komisionit, pikë të vetme të rendit të ditës pati: Diskutim në lidhje me ecuritë e procesit të verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale, si dhe ndarja e pensioneve për këta persona.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Komisioni qeveritar për pranim dhe verifikim të statusit të viktimave të dhunës seksuale, Qendrës kosovare për rehabilitim të të mbijetuarve nga tortura, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Barazi Gjinore.
Në vazhdim, përfaqësuesit nga Komisionit qeveritar për pranim dhe verifikim të statusit të viktimave të dhunës seksuale, Qendrës kosovare për rehabilitim të të mbijetuarve nga tortura, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Barazi Gjinore, gjerësisht i njoftuan anëtarët e Komisionit për ecuritë e procesit të verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale, si dhe ndarjen e pensioneve për këta persona.