Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Premte, 09.03.2018
Anëtarët e Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e mbajtur sot, të cilën e kryesoi Besa Gaxherri, nënkryetare, shqyrtuan dhe miratuan Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike.
Në këtë mbledhje u formuan edhe grupet punuese lidhur me Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe grupi tjetër punues lidhur me Projektligjin për mbrojtjen nga rrezatimi bërthamor.
Ndërkaq, shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036, është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës.