Lajmet e fundit

Tryeza e rrumbullakët për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga institucionet qendrore dhe lokale, për vitin 2016

E Hënë, 26.02.2018




Gjatë vitit 2016 në institucionet qendrore dhe lokale vetëm 49% e Rekomandimeve të cilat i ka paraqitur institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës janë realizuar. Me këtë konstatim ka filluar tryeza e sotme për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale, për vitin 2016 të cilin e ka organizuar Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, e të cilën e ka kryesuar zonja Duda Balje, kryetare e këtij komisioni.

Në këtë Tryezë përveç anëtarëve të komisionit të lartpërmendur, merrnin pjesë edhe Avokati i Popullit i Kosovës, z. Hilmi Jashari, Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Barazi Gjinore në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë së Kosovës, z. Habit Hajredini, përfaqësuesit e OSBE-së institucionit të Gjyqësisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë për Barazi Gjinore në Qeverinë e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Kuvendit komunal të Prishtinës dhe disa përfaqësues të OJQ të cilët merren me çështjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Barazisë Gjinore.

Me këtë Tryezë, duke folur për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga institucionet qendrore dhe lokale, për vitin 2016 kanë ardhur në përfundim se as institucionet qendrore dhe as ato lokale nuk i zbatojnë në tërësi Rekomandimet të cilat për çështje të ndryshme i merr institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës. Njëherit institucionet qendrore dhe lokale nuk e informojnë institucionin e Avokatit të Popullit por as institucionet tjera përkatëse nuk kanë dhënë informacione se i kanë marrë dhe i kanë zbatuar deri në fund Rekomandimet e Avokatit të Popullit të Kosovës. Kështu që rrjedhë konstatimi që Rekomandimet të cilat i merr institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ose nuk zbatohen fare ose zbatohen në nivel jo adekuatë.

Në fund të këtij Debati publik janë ardhur deri te konstatimi se është e nevojshme që Rekomandimet e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës qoftë në nivelin qendror apo lokal të institucioneve të zbatohen në tërësi por njëkohësisht duhet zbatuar edhe ndonjë mekanizëm të posaçëm për të monitoruar dhe vlerësuar ndikimin e zbatimit të këtyre Rekomandimeve të cilat i jep institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës.

 

 

Tryeza e rrumbullakët për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga institucionet qendrore dhe lokale, për vitin 2016