Lajmet e fundit

Nesër përmbyllet projekti i binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”

E Marte, 20.02.2018




Të mërkurën, më 21 shkurt 2018, në Kuvendin e Kosovës zhvillohet ceremonia e përmbylljes zyrtare të projektit të binjakëzimit "Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës".

Të pranishmëve do t'u drejtohen: Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Istvan Jakab, Zëvendëskryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe dy drejtuesit e projektit, Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zoltan Horvath, Drejtues i Ekipit të Asistencës Teknike të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.

Projekti është financuar nga BE-ja, është menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është implementuar nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Koha: 14:00

Vendi: Salla 506, ndërtesa e Kuvendit

Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

 

Nesër përmbyllet projekti i binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”