Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Mërkure, 14.02.2018
Komisionit për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti mbledhjen e radhës të udhëhequr nga kryetarja Duda Balje, në të cilën raportoi ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica, lidhur me plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.
Në komision të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur për Shërbyes Civil, si dhe Sindikata e Pavarur të Policisë së Kosovës
Ministri Reçica prezantoi pika kyçe që përfshinë Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Sipas tij, me plotësim-ndryshimin e këtij ligji parashihet të rregullohen shumë çështje që kanë të bëjnë më përfituesit e skemave pensionale. Ndër të tjera, ai përmendi nenin 8 të projektligjit i cili ka të bëjë me kthimin e dhënies së pagesës së pensionit bazë, varësisht nga plotësimi i kritereve, përmes së cilit do të përfitojnë familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës, familjet e viktimave civile dhe të familjarëve të të zhdukurve. Lidhur më këtë, sipas Reçicës, do të ndryshojë edhe mënyra e aplikimit të përfitimit të skemës së pensioneve të financuara nga shteti.
Anëtarët e komisionit, si dhe përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të administratës dhe ato të sindikatës së policisë, ngritën shumë çështje dhe shqetësime që kishin të bënin me shkeljen e të drejtave të njeriut. Përkitazi me këtë u kërkua që të mos u privohet e drejta e përfitimit pensional familjarëve që kanë dy të vrarë, të rregullohet me ligj çështja e familjarëve të të zhdukurve, inspektorati i punës të monitorojë dhe ndërmarrë masa lidhur me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Po ashtu nga përfaqësuesit e sindikatave të pavarura u kërkua që të rregullohet me ligj çështja e punonjësve të viteve të nëntëdhjeta, të cilët janë përjashtuar nga puna.
Ministri dha sqarimet e nevojshme lidhur me propozimet konkrete që u dhanë nga ana e të pranishmeve në komision.