Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…
E Marte, 13.02.2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, diskutoi sot lidhur me Draft-Rregulloren e Kuvendit. Me këtë rast, Komisioni u dakordua që në këtë Rregullore të mos përfshihen dispozitat e Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
Komisioni po ashtu formoi grupe punuese për Projektligjin nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, si dhe për Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur nr. 06/L-006.
Ndërkaq, u caktua edhe grupi i punës për hartimin e ndryshimit të Ligjit për Familjen, si nismë legjislative e Komisionit.