Lajmet e fundit

Nga vizita e kryetares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha- Shala në KPMM

E Mërkure, 07.02.2018




Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha- Shala, ka realizuar sot një vizitë pune në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Ajo është pritur nga kryetari i Bordit të KPMM-së Musa Shabani, i cili e njoftoi atë lidhur me punën dhe sfidat e KPMM-së.

Gjatë takimit, kryetari i Bordit Shabani, vuri në dukje se sektori i minierave dhe mineraleve është në rrugë të mbarë të konsolidimit të mëtejmë dhe me këtë rast përmendi nevojën e miratimit sa më të shpejtë të Ligjit të ri.

Ai më tej e njoftoi kryetaren Sala- Berisha se, gjatë vitit 2017, KPMM-ja nga renta minerare, ka realizuar të hyra në vlerë prej 31 milionë euro.

Duke e njoftuar për sfidat e këtij institucioni, Shabani ka vënë në spikamë çështjen e funksionimit të ndërmarrjes "Trepça", si dhe të zonave me interes të veçantë, moszbatimin e strategjisë së minierave, ekonominë joformale dhe borxhet e vjetra.

Gjatë këtij takimi, kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala, është njoftuar edhe për përgatitjet që KPMM-ja është duke bërë për konferencën e përbashkët me Shqipërinë lidhur me sektorin minerar që do të organizohet në prill të këtij viti.

Kryetarja e Komisionit Berisha-Shala, ndërkaq, pasi u falënderua për pritjen, i njoftoi nikoqirët lidhur me fushëveprimin e komisionit, si dhe historikun e miratimit të legjislacionit nga fusha e minierave dhe mineraleve.

Ajo, pasi paraqiti shqetësimin lidhur me sfidat e KPMM-së, në veçanti për numrin e madh të licencave për hulumtim, ndërkaq, numrin e vogël të licencave për shfrytëzim, si dhe mos zhvillimin e licencave konkurruese, premtoi që gjatë shqyrtimit të Projektligjit, do të konsultohet ngushtë me KPMM-në.

 

Nga vizita e kryetares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha- Shala në KPMMNga vizita e kryetares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha- Shala në KPMM