Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet

E Mërkure, 07.02.2018




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, shqyrtoi Raportin vjetor financiar të KOSTT SH.A. për vitin 2016, si dhe raportin me amendamente të katër projektligjeve.

Gjatë shqyrtimit të raportit të KOSTT-it, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e këtij institucioni, të cilët paraqitën sfidat dhe të arriturat gjatë vitit 2016 në KOSTT.

Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, anëtarët e Komisionit vlerësuan se Bordin e kësaj ndërmarrjeje gjatë punës së tij, e kanë përcjellë një varg parregullsish.

Bazuar në këtë, Komisioni vendosi që këtë raport ta procedojë për shqyrtim në seancë plenare të Kuvendit, por, pa ndonjë rekomandim për miratimin e tij.

Lidhur me këtë, Komisioni po ashtu vendosi që të iniciojë Plotësim-ndryshimin e Ligjit për KOSTT-in.

Në vijim të mbledhjes, janë shqyrtuar edhe raportet me amendamente nga aspekti financiar i këtyre projektligjeve: Projektligjit nr. 06/L-014 për Infrastrukturën Kritike, Projektligjin nr.05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, Projektligjin nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, si dhe amendamentet lidhur me Projektligjin nr. 06/L-015 mbi Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet