Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik priti në takim përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Tregtisë

E Premte, 02.02.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, i prirë nga Sala Berisha - Shala, kryetare, priti sot përfaqësues të Departamentit Amerikan të Tregtisë.

Ndër çështjet që u diskutuan gjatë këtij takimi, rëndësi të veçantë i është kushtuar strategjisë së tërheqjes së investimeve në industrinë e minierave.

Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Tregtisë, Muhamed Badissy, tha se vendimi për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re", paraqet shembull të mirë dhe trimërues për investitorët e jashtëm.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik priti në takim përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Tregtisë