Lajmet e fundit

Më 2 shkurt publikohet thirrja/ftesa për zgjedhjen e pesë kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

E Marte, 30.01.2018




Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e mbajtur më30 janar 2018, me qëllim të lehtësimit të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, njëzëri vendosi të anulohet thirrja/ftesa për zgjedhjen e një kandidati për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, publikuar me 14 dhjetor 2017.

Komisioni vendosi që të publikohet thirrja/ftesa për zgjedhjen e pesë (5) kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, prej tyre dy (2) gjyqtarë nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Publikimi bëhet, me 2 shkurt 2018.

 

Më 2 shkurt publikohet thirrja/ftesa për zgjedhjen e pesë kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese