Lajmet e fundit

Veseli i konfirmon Apostolovës zotimin për të çuar përpara agjendën për reformë evropiane

E Marte, 30.01.2018




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi për angazhimet dhe prioritetet ë punës së Kuvendit gjatë këtij viti.

Kreu i Kuvendit e njohu përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa konfirmoi përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane.

Në funksion të kësaj, kryetari Veseli shprehu zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë relevantë.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit.

 

Veseli i konfirmon Apostolovës zotimin për të çuar përpara agjendën për reformë evropiane