Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 30.01.2018




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, u shqyrtua raporti i Auditimit për Raportin Financiar Vjetor të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës SH.A, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.

Pas një diskutimi dhe paraqitje të të gjeturave të auditorit nga raportuesja e rastit znj. Shqipe Pantina, dhe faktit që opinioni i auditorit për këtë raport ishte opinion i kualifikuar, Komisioni diskutoi edhe të gjeturat e auditorit dhe nxjerri rekomandime të cilat do t'i dërgohen Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës Sh.a. duke i kërkuar që kompania t'i trajtoj me seriozitet këto rekomandime dhe ta njoftojë Komisionin për nivelin e implementimit në një afat prej një muaj.

Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe rekomandimet për Raportin Financiar të Kompanisë Regjionale ,,Pastërtia " nga Ferizaj, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016, të shqyrtuar në takimin e fundit dhe si të tilla iu përcjellën organizatës në fjalë duke kërkuar që të sjellin një plan të veprimit për adresim të rekomandimeve të dhëna nga Komisioni dhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në çështje të ndryshme kryetari i komisionit, Driton Selmanaj informoi Komisionin lidhur me kërkesën që iu është drejtuar atyre nga Agjencioni Kundër Korrupsionit në Kosovë, që të trajtoj çështjen e pagesës së shërbyesve civil, në rastet kur ata janë pjesë e ndonjë Komisioni brenda ministrisë përkatëse. Si rrjedhojë, pas diskutimit Komisioni vendosi që të ftoj në takim ministrin e Financave për të sqaruar këtë çështje.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike