Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Hënë, 29.01.2018
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, udhëhequr nga kryetari Daut Hradinaj, ka shqyrtuar Projektligjin për mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, si dhe ka formuar grupet punuese për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për rregullimin e ujit.
Në fillim të takimit anëtarja e komisionit Besa Gaxherri, ka kërkuar që të mbahet një takim me përfaqësuesit relevant të institucioneve përgjegjëse lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë. Lidhur më këtë, komisioni u dakordua që të mbajë një takim ditën e nesërme, për tu informuar më hollësisht me këtë gjendje.
Me pas, komisioni ka vazhduar me shqyrtimin e Raportit Vjetor 2016 për Gjendjen e Mjedisit e cila u miratua nga ana e deputeteve.
Në këtë takim, po ashtu është shqyrtuar Projektligji për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, e cila do t'i rekomandohet Kuvendit për procedura të mëtutjeshme.
Pa ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje është votuar edhe vendimi i konkursit për drejtor të Agjencisë së Komplekseve Memorialë të Kosovës. Ndërkaq, lidhur me nismën legjislative të Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, u formua grupi punues, i cili do të kryesohet nga Besa Gaxherri, kryetare, ndwrkaq, Daut Haradinaj dhe Liburn Aliu, anëtar.
Në fund të takimit është shqyrtuar kërkesa e Shoqatës së verëtarëve "Enologjia" për mbështetje për eksportin e verërave dhe heqjen e akcizës në verëra, përkitazi më këtë komisioni u dakordua që përfaqësuesit e verëtarëve të ftohen në një takim të komisionit për tu informuar më gjerësisht lidhur me kërkesat e tyre.