Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 24.01.2018
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare, shqyrtoi planin e punës për vitin 2018.
Pas diskutimeve, komisioni miratoi planin e vet për këtë vit, i cili në fokus do të ketë mbikëqyrjen e zbatimit të sa më shumë ligjeve.
Komisioni, po ashtu, shqyrtoi edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Sistemin e Informimit Shëndetësor (SISH), i cili do të shqyrtohet serish në një mbledhje të radhës, me prezencën edhe të ministrit të Shëndetësisë, të Auditorit të Përgjithshëm dhe atij të Sistemit të Informimit Shëndetësor.