Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim…
E Marte, 23.01.2018
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, të udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar, u shqyrtua vendimi i Qeverisë së Republikës Kosovës për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencionit për Akreditim në Arsimin e Lartë( AKA).
Pas një diskutimi të gjerë nga ana e anëtarëve të komisionit lidhur me këtë vendim, u dhanë vërejtjet dhe propozimet, si: ministria ta sjell një raport duke dhënë arsyetimet e tij lidhur me shkarkimin e bordit Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC-së) në arsimin e lartë, anëtarët e propozuar në bordin e KSHC-së nuk janë profesionistë të arsimit të lartë, përzgjedhja e anëtarëve në këtë bord nuk ka zbatuar kuotën e barazisë gjinore.
Në vijim, komisioni u dakordua që ky vendim t'i dergohet Kuvendit me vërejtetjet e lartpërmendura për të vazhduar me proceduart tjera.
Në këtë takim komisioni miratoi edhe Planin e Punës për vitin 2018.